Gjykata Kushtetuese ua ka dëshmuar bujarinë disa prej mysafirëve që kishin marrë pjesë në përvjetorin e nëntë të saj, të organizuar fundvitin e shkuar në Prishtinë. Ata nuk ishin lëshuar pa dhurata.
Fatura e secilës prej 45 dhuratave të shpërndara në fund të kësaj ngjarjeje kishte vlerën 171.10 euro. Kësisoj, për këtë qëllim 7.699.50 euro ishte totali i harxhuar nga buxheti i shtetit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kushtetuesja nuk e kishte rrudhur dorën në asnjë shpenzim për këtë eveniment. Harxhimet e bëra janë gati sa ato që Qeveria i kishte shpenzuar për të shënuar 9-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për aktivitetet e realizuara, Qeveria kishte shpenzuar 70 mijë euro. Ndërkaq, kostoja totale e gjithë kremtes së Kushtetueses ka mbërritur në 54.360.67 euro.
Gjykata kishte firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, mbështetur në një ofertë të hotelit “Emerald”, përkatësisht kompanisë HIB Petrol nën kupolën e së cilës është hoteli. Marrëveshja titullohej si kontratë dhe në një kopje të saj Kushtetuesja i ka krijuar qasje “Kohës Ditore”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Raporti që dëshmon shpenzimet rekorde në përvjetorin e nëntë të Kushtetueses
-
Shteti pagoi 3000 euro për 1000 stilolapsa, 5 parashuta 5,770 euro... për 11 vjetorin e Pavarësisë
-
Shteti pagoi 3000 euro për 1000 stilolapsa, 5 parashuta 5, 770 euro... për 11 vjetorin e Pavarësisë
-
Dreka e 10 deputetëve kushtoi 1.136 euro, apo 113 euro për ligjvënës
-
Vizita e kabinetit të Kurtit në SHBA i kushtoi Kosovës afro 37 mijë euro