Ish – deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe e njohur për pozicionet nacionaliste gjatë dy dekadave të fundit të shekullit të kaluar, Rada Trajkoviq, sot në medie të Beogradit ka thënë se në Kosovë po vendoset projekti shumë i përhapur i kalifatit, sipas saj një faktor ekstrem mysliman, i cili, ka thënë ajo, po ka përkrahje edhe nga institucione dhe sistemi i sigurisë, transmeton Koha.net.
Për këtë arsye, ka thënë ajo, shqiptarët e rinj po e braktisin Kosovën pasi ata e ndjejnë veten pro evropianë.
“Shqiptarët e rinj, me dhjetëra mijëra sish, tashmë e kanë braktisur Kosovën, sepse janë të orientuar pro evropianë. Tash atje po vendoset me shpejtësi të madhe projekti shumë i përhapur i kalifatit, faktori ekstrem mysliman, i cili për fat të keq ka përkrahjen e vet në institucione dhe në sistemin e sigurisë”, citon b92 të ketë thënë Rada Trajkoviq, e cila tani në Graçanicë udhëheq organizatën Lëvizja pro evropiane serbe.
-
Sipas Trajkoviqit ky është fundi i Vuçiqit, ndërsa në Serbi sundon mafia!
-
Trajkoviq: Vuçiqi e Thaçi po përpiqen për ndarje të Kosovës
-
Rada Trajkoviq akuzohet se “tërë Kosovën e do vetëm për shqiptarët”
-
“Pjesa më e madhe e Ujmanit do t’i bashkëngjitet Istogut”
-
Trajkoviq kundër ndarjes së veriut, thotë se serbët në jug do të zgjidhnin eksodin