Prishtinë, 10 korrik - Duke raportuar për aksionin e sotshëm të Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjilanit, me ç’rast u arrestuan pesë persona me përkatësi kombëtare serbe me dyshimin për përfshirje “në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, RTV Plus, në gjuhën serbe, njofton se në fshatin Kufcë e Epërme policia ka arrestuar shefin e të ashtuquajturit Qarku Anamoravës së Kosovës, Radovan Stojkoviqin, dhe drejtorin e degës së Shërbimit Kombëtar të Serbisë për Punësim, Jovan Deniq, si dhe Nenad Stojanoviqin, i punësuar në Ushtrinë e Serbisë, meqë ka ushtruar presion ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së që të braktisin shërbimin, transmeton Koha.net.
Ndërkohë, RTS njofton se ndër të arrestuar janë edhe Predrag dhe Aleksandar Gjorgjeviq nga fshati Berivojcë të Kamenicës,
Në Kufcën e Epërme deri kohë më parë kanë punuar rreth pesëdhjetë pjesëtarë të FSK-së të nacionalitetit serb dhe që të gjithë kanë dhënë dorëheqje, shkruajnë medait serbe.
Sipas RTV Plus forca të mëdha të Policisë Speciale bllokuan shtëpitë private dhe lokalet afariste të shefit Radovan Stojkoviq dhe drejtorit të degës së Shërbimit Kombëtar të Serbisë për Punësim, Jovan Deniq në Kufcë të Epërme afër Gjilanit ... kanë bastisur shumë shtëpi të ish-pjesëtarëve të Forcës me kombësi serbe...”, transmeton Koha.net.
Video RTS:
-
MPJD-ja u bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë
-
Dokumentari që deshi t’i bëjë heronj i ktheu në të dyshuar për masakrën e Reçakut
-
Arrestohen pesë të dyshuar për masakrën në Reçak, ishin pjesëtarë të Policisë së Serbisë
-
Sillen në gjykatë të dyshuarit për krime lufte në Reçak
-
Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe