Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kush duhet ta udhëheqë LDK-në, përgjigjen qytetarët

Më shumë se 2 mijë e 300 komente kanë ardhur si përgjigje ndaj pyetjes që portali Koha.net e ka shtruar në faqen e vet në Facebook, se kush duhet ta udhëheqë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në bazë të komenteve, më së shumti është përmendur Vjosa Osmani. Rezultatin dhe komentet mund t’i shini këtu.

Koha.net ka nisur një seri pyetjesh për më shumë se gjysmë milioni ndjekës të saj në Facebook, në kuadër të interaktivitetit me lexuesit. Në ditët në vazhdim do të pyetet për lidershipin e partive të tjera.

Pyetjet kanë për synim vetëm të masin bindjen e qytetarëve për parinë e partive kryesore në vend, dhe kurrsesi ndonjë qëllim tjetër.