Arbëri

Kusari-Lila: Presim të miratohet buxheti i rishikuar

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Kuvendit. Pas kësaj mbledhjeshefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se presin që të miratohet rishikimi i buxhetit.

“Përveç takimit të nesërm në të cilën mblidhet Kuvendi me një pikë për rishikimin e buxhetit. Nesër do të vazhdojmë edhe me pikat e mbetura përderisa seanca e re të hënën më 2 gusht.

Presim që nesër të miratohet rishikimi i buxhetit” ka thënë Kusari Lila.

Ajo më tutje se kanë kërkuar nga partitë që të reflektojnë dhe të votojnë për marrëveshjet ndërkombëtare të cilët dështuan të miratohen javën e kaluar.

“ Gjithashtu në seancën e pasdite do të vazhdohet kryesisht të pikat që katër janë të marrëveshjeve ndërkombëtare kemi bërë kërkesë që të reflektojnë në qëndrimet e tyre për mbështetjen e marrëveshjeve ndërkombëtare”.