Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se në seancën e nesërme të jashtëzakonshme, Qeveria e Kosovës, nëse për asgjë tjetër, duhet të jap llogari për dy gjëra.
“1. 8 (tetë) shtetet që e njohën Kosovën dhe votuan KUNDËR saj për anëtarësimin e saj në Interpol dhe 2. Shpenzimin e 1.2 milion Eurove të ndara vetëm një muaj më parë për “lobim” për anëtarësim në Interpol”, ka shkruar ajo në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dështimet e njëpasnjëshme të shtetit dhe diplomacisë sonë nuk duhet ta mbulojnë njëra-tjetrën, në të kundërtën, duhet të adresohen tani me emër, përgjegjësi dhe çmimin të cilin po e paguan shteti i Kosovës si pasojë e dështimeve të vazhdueshme”, potencon Kusari-Lila.
Në Asamblenëe Përgjithshme të Interpolit, të mbajtur në Dubai, gjatë ditës së djeshme Kosova dështoi të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e saj.