Alternativa nuk është më pjesë e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për portalin Koha.net kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka thënë se bashkë me deputetin Ilir Deda, nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të LDK-së.
“Në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojmë punën tonë si deputetë të pavarur të subjektit tonë politik”, tha Lila për Koha.net.
Ajo tutje ka thënë se vendimi për largimin e tyre është marrë pasi duan më shumë intensifikim të punëve, përderisa tha se do vazhdojnë bashkëpunimin me LDK-në dhe do jenë pjesë aktive e opozitës.
Artikuj të ngjashëm
-
Kusari-Lila i qëndron besnike VV-së, s’e mohon as shkrirjen e Alternativës në të
-
Alternativa sqaron pse u shua dega në Prishtinë
-
Dega e Alternativës në Prishtinë ndërpret bashkëpunimin me kryetaren Kusari-Lila
-
Kusari-Lila konfirmon largimin e Dedës nga Alternativa
-
Vazhdon përplasja në Alternativë, kryesia i përgënjeshtron deklaratat e Ilir Dedës