Mimoza Kusari Lila i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit Albin Kurti që të lë anash diskursin që po përdor duke injoruar partitë tjera opozitare.
Sipas saj, interesi shtetëror është shumë më i rëndësishëm se sa inatet në mes partive politike.
“Është koha për z. Kurtin por edhe për të tjerë udhëheqës që nëse marrin një iniciativë, duhet të dinë se duhet të afrojnë njerëz dhe jo të largojnë e të etiketojnë”, ka thënë ajo.
“Mirë, e kanë ftuar një parti por gjithashtu është PSD-ja dhe jemi ne parti opozitare. Për gjithkënd që do të jetë vendimmarrës atëherë duhet të marrë përgjegjësi dhe të ndryshoi tonin. Ne jemi të gatshëm që të ulemi dhe diskutojmë se cila është agjenda dhe platforma”, ka thënë Kusari-Lila.
“Ne nuk kemi çfarë të përgjigjemi sepse nuk jemi të ftuar”, ka thënë ajo duke shtuar se nëse Lëvizja Vetëvendosje organizimin po e bën për çështje nacionale atëherë duhet ta dijë se çështjen nacionale i përkasin edhe partive të tjera dhe jo vetëm një partie.
Edhe
Kusari-Lila për koalicionin e mundshëm me Nismën: Do të tregojë me kohë Kurti
“Nuk jemi aktivistë apo qytetarë të thjeshtë por përfaqësojmë parti politike në Kuvendin e Kosovës”, shtoi ajo.
“Nuk është mesazhi për protesta vetëm brenda Kosovës por shkon jashtë saj”.
Kusari-Lila: Haradinaj humbi shansin që të jetë përfaqësues i unitetit
Deklaratat e kryeministrit dhe kryeparlamentarit se do ta votojnë rezolutën e opozitës, sipas Mimoza Kusari-Lilës, duhet të përkthehen në votë.
Sipas saj, po bëhet garë egosh dhe po harrohet se fjala është për interesin shtetëror para interesit për pushtet.
“Të gjithëve duke përfshi kryetarin e Kuvendit si kryetarin e PDK-së, kryeministrin si kryetar i AAK-së, duhet që këto deklarata t’i përkthejnë në votë. Në seancën e thirrur nga opozita, nga të lartë përmendurit, u bë që të dështojë kjo seancë por të dështojë edhe seanca për ekipin negociator dhe mbeti pa u mbajtur asnjë seancë”, u shpreh Kusari-Lila.
“Nuk është fjala për pushtetin, është për shtetin. Mirëpo e kundërta po ndodh se thuajse e kemi një garë me njëri me tjetrin se kush më shpejt po i prish punët me ndërkombëtarët, është punë egosh. Tash rasti fundit me ushtrinë është garë mes kryeministrisë dhe presidentit”, ka thënë ajo.
Edhe
Kusari-Lila: Hoti s’e ka tejkaluar humbjen e zgjedhjeve, nuk më përshëndeti në Prekaz
Kusari-Lila theksoi se kryeministri Haradinaj në fillim të mandatit të tij kishte përkrahjen edhe të opozitës.
“Kryeministri e ka humb një shans të artë që të jetë një përfaqësues i unitetit pasi e ka pasur përkrahjen e të gjithëve”, ka thënë ajo duke shtuar se ai është zotuar që veç ta ketë mundësinë ta udhëheq shtetin dhe do t’i çojë proceset përpara.
Mirëpo, sipas Kusari-Lilës, ai jo që i humbi të gjitha mundësitë por i bastardoi ato.
Kusari-Lila pranon se ka dallime brenda opozitës
Në spektrin politik kosovar nuk dallojnë vetëm pushteti e opozita. Ndryshimet po ndodhin pikërisht brenda atyre që do të duhej të ishin të bashkuar kundër pushtetit.
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se deklaratat e partive në opozitë po shkaktojnë konfuzion të opinioni publik. Mirëpo, sipas saj, nuk është kjo atmosferë kundërshtuese edhe në bisedat që kanë prapa kamerave.
“Në biseda kur ulemi bashkë jo por ajo çka transmetohet të opinioni publik po shkaktojnë konfuzion të publiku me deklaratat e tyre prej ndarjes së PSD-së nga Vetëvendosje pastaj thirrja e Vetëvendosjes për protestë”, deklaroi Kusari-Lila.
Edhe
Opozita unike në deklarata, por jo edhe në qëndrime
Ajo bëri të ditur se Vetëvendosja, përveç PSD-së, nuk i ka thirrur asnjëherë as Alternativën që t’u bashkohen në protestë.
“Jo, asnjëherë deri tash ndonëse me Kurtin kemi pasur biseda për këtë çështje. Ka filluar nga maji i këtij viti kur është përmendur që mes presidentëve Thaçi e Vuciq po diskutohet çështja e ndryshimit të vijës së kufijve, ka qenë si një zile alarmi”, ka thënë ajo.