Kryeministres serbe Ana Bërnabiq, që quajti politikanët kosovarë “të zbritur nga mali”, i ka reaguar edhe kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila, e cila njihet për kohën e shumtë që kalon duke vrapuar e duke vizituar malet e Kosovës.
“Asnjëherë nuk do të arrijë #AnaBernabić të kuptoj pse “jemi njerëzit e maleve” të Kosovës. Arsyeja është, kemi malet më të bukura në Botë #AlpetShqiptare. Kur #Brnabić ta hap kokën e ta pranon krimin që shteti i saj e ka bërë në këta “njerëz të maleve”, ndoshta edhe i rastis me ardhë me i pa dhe me kërku falje për krimet e bëra. Deri atëherë, veç në foto që po ja përcjellim t’i shijon pak. Me krenari, #VajzaEMalësisë”, ka shkruar Kusari-Lila në facebook.
Lexo: Kryeministrja e Serbisë fyen liderët e Kosovës, i quan “të zbritur nga mali”
Reagime
-
Gazetari shqiptar e pret Bërnabiqin në Maqedoninë e Veriut me bluzë me mbishkrimin “Sapo dolëm nga pylli”
- Njerëzit e egër të malit
-
Bërnabiq nuk tërhiqet nga fyerja e shqiptarëve, “Kam thënë të vërtetën se ata zbritën nga mali”
-
Mihajloviq: Deklaratën e pakujdesshme të Bërnabiqit, Kosova po e përdor për arsyetim të dhunës në veri
-
Ambasadori gjerman ironizon me Bërnabiqin: Gjermanët janë adhurues të maleve