Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurzi s’i komenton propozimet për kufijtë e rinj Kosovë- Serbi

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka thënë se nuk dëshiron t’i komentojë propozimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës lidhur me korrigjimin e kufijve derisa të mos gjenden planet konkrete për këtë, transmeton Koha. net.

Kabineti i tij njofton se Kurz ka folur me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe me atë të Kosovës Hashim Thaçi.

Kurz, siç njofton APA, i ka inkurajuar Vuçiqin e Thaçin që të bëjnë përparim të mëtejmë në dialog duke theksuar se ai është kushti kryesor për anëtarësim në BE.

Debatin për kufijtë e rinj ndërmjet Serbisë e Kosovës Kurz nuk ka dashur t’i komentojë publikisht.