Lëvizja Vetëvendosje po mban mbledhjen e kryesisë pas zhvillimeve të fundit, ku dha dorëheqje kryetari i këtij subjekti, Yisar Ymeri.
Albin Kurti ka thënë për KTV se në rend dite kanë situatën politike dhe përgatitjet e VV-së për 2018-n.
“Unë do të flas sot në mbledhje por ato mbahen brenda. Por pikat e rendit të ditës janë për situatën politike, njëkohësisht edhe për çështjet organizative dhe përgatitjet e VV-së për vitin 2018”, tha ai.
I pyetur se a është takuar me koalicionin PAN për Gjykatën Speciale, Kurti për KTV tha “Absolutisht jo”.
Në mbledhje të kryesisë arritën edhe Shpend Ahmeti, Dukagjin Gorani, Nazlie Bala, Sami Kurteshi, Xhelal Sfeçla e Liburn Aliu, ndërsa nuk dihet nëse në mbledhje po merr pjesë edhe Dardan Sejdiu.
-
Kurti dhe Kurteshi takojnë strukturat e VV-së, bisedojnë për demarkacionin, Specialen e Kosovën e Re
-
Javën e ardhshme, të dorëhequrit e VV-së tregojnë të ardhmen e tyre
-
Vetëvendosja sërish mbledh Kryesinë, diskutohet për mandatarin që do t’i dërgohet presidentit
-
Nuk ka marrëveshje, VV-ja nuk e dërgon mandatarin në Presidencë
-
Kurti në konsulta me Thaçin, LDK-ja vendos nëse do të rinegociojë koalicionin me VV-në