Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti uron Sunakun për postin e ri: Kosova dhe Britania kanë parime të përbashkëta

Albin Kurti - Qeveria e Kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Rishi Sunakun për zgjedhjen në krye të Qeverisë britanike.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se si aleatë të vjetër, Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë parime dhe prioritete të përbashkëta.

“Mezi pres të punojë me kryeministrin Sunak për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të promovuar vlerat tona të përbashkëta”, ka shtuar ai.

 

Sunak ka fituar garën në Partinë Konservatore të Britanisë, duke u bërë kryeministër më 24 tetor.

Sunak, 42 vjeç, u bë i njohur për publikun britanik gjatë kohës së qeverisjes së Boris Johnsonit, i cili e emëroi atë në postin e ministrit të Financave, në kohën kur Britania regjistroi rastet e para me koronavirus.

Ai hyri në garë për të zëvendësuar Liz Trussin, e cila dha dorëheqje më 20 tetor, 44 ditë pasi u zgjodh në postin e kryeministres.

 

Artikuj të ngjashëm