Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar Administratën Tatimore të Kosovës për inkasimin dhe rritjen e të hyrave.
Në ditën e dytë të punëtorisë ndërkombëtare, që po organizohet për herë të parë në Kosovë për përmirësimin e menaxhimit të borxhit tatimor, Kurti tha se trendi i rritjes së të hyrave nga ATK po vazhdon vit pas viti.
Pjesë e kësaj punëtorie ishte edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
"Vitin e kaluar kemi pasur rritje të hyrave mbi 28 për qind më shumë se viti paraprak dhe këtë vit trendi i njëjtë ka vazhduar", tha ai.
Ndërkaq, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se kanë bërë shumë reforma dhe kjo ka rritur performancën e ATK-së.
Nga ana tjetër, përkrahje institucioneve vendore iu ofroi drejtoresha e CEF, Jana Repanska.
-
Kurti: Kemi rritje mbi 30 për qind të hyrave tatimore pa ndryshuar politikat fiskale
-
Kurti lavdëron qeverisjen e tij, s’i numëron nga 5 suksese të secilit ministër
-
Të hyrat e ATK-së u rritën për 14 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit
-
Mbledhja e tatimeve edhe evazioni fiskal, sot në “60 Minuta” me drejtorin e ATK-së
-
ATK-ja gjatë vitit 2025 ka arritur të hyra mbi 1 miliard euro