Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti tregon etapat përgatitore dhe debatet që duhet zhvillohen para dialogut me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar katër etapa përgatitore që janë të domosdoshme në Kosovë para çdo dialogu të ri me Kosovën, gjithashtu, 3 debate që duhet të zhvillohen.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Përpara çfarëdo dialogu të ri me Serbinë, katër etapa përgatitore janë të domosdoshme në Kosovë:

1) Shqyrtim dhe vlerësim i dialogut 2011-2017 dhe i rezultateve të tij;

2) Synimet e Kosovës dhe kërkesat tona ndaj Serbisë;

Edhe Kurti: Katër etapat e domosdoshme para dialogut me Serbinë Arbëri Kurti: Katër etapat e domosdoshme para dialogut me Serbinë

3) Parimet dhe kushtet e dialogut të ri;

4) Ekipi ynë negociator me strategji dhe udhëheqës.

Dhe, tri lloj debatesh duhen bërë:

1) Në Kuvendin e Republikës së Kosovës;

Edhe Kurti: Para se të nisë dialogu, duhet të jemi të bashkuar rreth qëllimit tonë Arbëri Kurti: Para se të nisë dialogu, duhet të jemi të bashkuar rreth qëllimit tonë

2) Në shoqërinë kosovare me shoqatat e familjeve të të pagjeturve, pakicat, UP-në e AShAK-un, me ekspertët e ekonomisë etj.;

3) Me BE-në si ndërmjetësuese.