Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti thotë se synimi i Qeverisë është ta kthejë vëmendjen kah dija dhe arsimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria po punon që me një qasje shumëdimensionale ta forcojë arsimin në vend, gjatë bashkëbisedimit me mësimdhënësit pjesëmarrës në trajnimet e Institutit Veror “Teach for Kosova”.

Kurti u shpreh se një nga detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të mësimdhënësve është ta identifikojë e kultivojë potencialin e fëmijëve tanë si transmetues të drejtpërdrejtë të përpjekjeve për ndryshim dhe zhvillim.

“Ata kanë një përgjegjësi të jashtëzakonshme për çka kërkohet edhe angazhim i jashtëzakonshëm”, shtoi ai, thuhet në komunikatë.

Kurti tha se mësimdhënësit duhet të vazhdojnë e të mos ndalen në ofrimin e modeleve të shëndosha për komunitetet e dijes.

Ai foli edhe për objektivin e Qeverisë për të bërë ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës sipas modeleve të mirënjohura evropiane, dhe për synimin e saj për të kthyer vëmendjen e punës kah dija dhe arsimi, kah hulumtimi e inovacioni, kah kultura e sporti, thuhet tutje në komunikatë.