Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti thotë se punëtorët në Kosovë ngjajnë me “Gojëkyçurit” e Albert Camus

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është shprehur kritik për mënyrën se si shteti i Kosovës i trajton vdekjet e qytetarëve të saj.

Ka bërë një analogji me vendet e Bashkimit Evropian, kur ka thënë se në to, edhe vdekjet aksidentale problematizohen në krime, derisa në Kosovë, sipas tij, edhe vrasjet natyralizohen.

“‘…të bëje sërish të njëjtën rrugë, çdo mëngjes, me lodhjen që shtohet, për të marrë atë që u teket të të japin, dhe që përherë e më tepër nuk mjafton. (…) Zemërimi dhe pafuqia shpesh shkaktojnë aq shumë dhembje, sa nuk bërtet dot’. Të këtillë, si ‘Gojëkyçurit’ e Albert Camus, ngjajnë punëtorët në Kosovë”, ka thënë Kurti, përcjell Koha.net. “Pardje, vdiq edhe një shok i tyre pa emër. Edhe një palë iniciale më shumë në lajme, edhe një mbledhje më shumë në ministri. Në anën tjetër, punëtorë me pak sindikata dhe sindikata me pak punëtorë. Gjersa në Bashkimin Evropian edhe vdekjet aksidentale problematizohen në krime, te ne edhe vrasjet natyralizohen: prej rënies së punëtorit nga skela pa mbrojtje e deri te burri i marrë që vret gruan e tij”, ka shtuar ai.