Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti takon ambasadorin francez, Didier Chabert

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me Shefin e Shtabit Zgjedhor, Besnik Bislimi, kanë takuar ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Në këtë takim u shprehën qëndrimet e VV-së për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Me këtë rast, u paraqitën prioritetet dhe zgjidhjet që ofron Vetëvendosje për problemet me të cilat ballafaqohet vendi ynë.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u shprehen edhe një herë qëndrimet tona mbi dialogun me Serbi dhe në lidhje me çështjen e demarkacionit.