Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është takuar me kryeministrin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Denis Svizdiq si dhe zyrtarë të tjerë.
“Sot, në Sarajevë, takova kryetarin e Këshillit të Ministrave, përkatësisht kryeministrin e Bosnje dhe Hercegovinës (B&H), Denis Zvizdiq, në zyrën e tij. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve tona, situatën politike në shtetet respektive dhe atë në rajon”, ka shkruar Kurti.
Ai më tutje ka shkruar, “paraprakisht mora pjesë në Sarajevo Business Forum, me ftesën e kryeministrit Zvizdiq. Në margjina të këtij forumi takova shumë politikanë, diplomatë e investitorë të ndryshëm, në mesin e të cilëve ish-presidentin kroat Stjepan Mesiq, ministrin slloven të zhvillimit dhe teknologjisë, Zdravko Pocivalsek, kryetarin e Odës Ekonomike të Federatës së B&H, Mirsad Jasarspahiq, ish-ministër i mbrojtjes, Selmo Cikotiq, zëvendës kryetarin e Kuvendit të B&H, Safet Softiq, pastaj Bogic Bogiceviq etj”.
-
Kurti takon dy anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, reagojnë Dodik e Gjuriq
-
Kurti nisi takimet në Bosnjë
-
Kurti takon kryeministrin boshnjak: Duhet të jemi syhapur karshi Rusisë dhe Serbisë
-
Kurti takoi Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt
-
Kurti në Sarajevë, takon liderë rajonalë