Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Protesta do të përsëritet në rast se cenohet territori i Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në mbledhjen e XXXVI-të Këshillit të Përgjithshëm, ka thënë se partitë në pushtet e kanë mbushur Telekomin e Kosovës me punëtorë pa nevojë, vetëm për të siguruar vota. Ka shtuar se si pasojë e privatizimit, po bën që pjesa më e madhe e territorit të mbetet pa rrymë.

Kurti teksa ka përmendur protestën e 29 shtatorit të vitit të kaluar, ka thënë se protesta do të përsëritet në rast se cenohet territori i Kosovës, transmeton Koha.net.

“Presidenti Thaçi me njerëzit e tij po këmbëngulin në pazaret me territor, le ta dinë se nëse përpiqen të na vendosin para aktit të kryer me ndonjë marrëveshje që prek territorin e Kosovës, protesta jo vetëm që do të përsëritet por do të jetë edhe më e madhe”, ka deklaruar Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes në mbledhjen e Këshillit të Përgjithësim të kësaj partie ka kritikuar qeverisjen e Ramush Haradinajt. Duke përmendur grevën e mësimdhënësve dhe privatizimin e Telekomit, ai ka thënë se qeverisja aktuale vetëm është duke e keqësuar gjendjen ekonomike e sociale në Kosovë.

E problemet me rrymë, Kurti ka thënë se po vinë si pasojë e privatizimit të kompanive.

Edhe “Nëse ka marrëveshje për ndryshim kufijsh, ka edhe protesta masive” Video “Nëse ka marrëveshje për ndryshim kufijsh, ka edhe protesta masive”

“Ka qenë pikërisht mendësia dhe ideologjia e privatizimit që i solli këto probleme kur pjesë të mëdha të territorit dhe popullsisë mbetën pa rrymë sepse kompania private që duhet të investojë në rrjetin e shpërndarjes nuk e bën këtë, por vetëm vjel të ardhura e fitime që i dërgon jashtë vendit”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu ka thënë se Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës humbi 85 milionë euro vitin e kaluar për shkak të keqqeverisjes.

“Për shkak të keqinvestimit i kemi humbur paratë me të cilat do të mund të ishin dyfishuar pagat e mësuesve dhe mjekëve. Pse ndodh kjo? Sigurisht për shkak të keqqeverisjes dhe drejtimit të gabuar politik”, ka thënë Kurti.

Ai është zotuar se me ardhjen e VV-së në pushtet, mësuesit, mjekët e punëtorët e administratave publike do të kenë paga meritore.

Kurti ka akuzuar partitë në pushtet se po e vjedhin Telekomin e Kosovës.

Edhe VV: Të gjitha qeveritë e pasluftës janë fajtore për gjendjen e Telekomit Arbëri VV: Të gjitha qeveritë e pasluftës janë fajtore për gjendjen e Telekomit

"Tash ata po përpiqen ta privatizojnë Telekomin e Kosovës, një ndërmarrje e cila vazhdimisht del me fitim po të mos ishte duke u vjedhur prej partive në pushtet e kontratave të dëmshme sikurse ajo me Zmobile", ka thënë Kurti.

Kurti ka përsëritur se synim i Vetëvendosjes do të vazhdojë të jetë edhe eliminimi i pabarazisë në vend.