Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se po bëhen përgatitje për ta paditur Serbinë për gjenocid, derisa shtoi se kjo është çështje shumë komplekse.
“Në Kosovë ka ndodhur gjenocidi. Po i bëjmë përgatitjet, është çështje komplekse e gjigante. Gjenocidi nuk është krim që vjetërsohet. Duhet të jemi të përgatitur para së të fillojmë këtë proces. Gjenocidin e ka ndaluar NATO-ja e bashkësia ndërkombëtare, nuk e ka parandaluar”, tha Kurti në DESK-un e KTV-së.
Ai potencoi se NATO-ja në vitin 1999, e kishte kuptuar se në Kosovë mund të përsëritej një krim si në Bosnjë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova përballet me sfida në mësymjen për ta paditur Serbinë për gjenocid
-
Kurti: Serbia do të akuzohet për krimet e luftës në Kosovë
-
Qeveria tek vitin e ardhshëm do të paraqesë padi për gjenocid kundër Serbisë
-
Ekspertët druajnë se Serbia do të fitonte nga padia për gjenocidin
-
Kurti: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë