Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me zyrtarë të tjerë të qeverisë kanë takuar sot kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorë.
Në takim u bisedua për situatën aktuale në Luginën e Preshevës, në veçanti çështjen e pasivizimit të adresave të banorëve shqiptarë të komunave me shumicë shqiptare, që posaçërisht është intensifikuar në Medvegjë.
Kryeministri Kurti tha që është duke e përcjellë me vëmendje situatën me pasivizimin e adresave të shqiptarëve.
Sipas një njoftimi të qeverisë Kurti ka thënë se ‘përderisa në të kaluarën Serbia tentonte të shpopullojë komunat me shumicë shqiptare me dhunë e tanke, tash po e bën në mënyrë administrative. Kjo fushatë kundër banorëve shqiptarë të Luginës së Preshevës është e papranueshme dhe duhet të ndërpritet sa më parë, tha Kurti.
-
Kurti denoncon te Kallasi shtypjen e vazhdueshme të shqiptarëve të Luginës nga Serbia
-
Kurti: Komuniteti shqiptar në Serbi duhet ta ketë vëmendjen e njëjtë si ai serb në Kosovë
-
Kurti kërkon vëzhgim ndërkombëtar në procesin e regjistrimit të popullsisë në Luginë
-
Kurti fton shqiptarët që jetojnë në Serbi t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë
-
Kurti kërkon unitet politik mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës