Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Për masën e reciprocitetit s’do të ngutemi

Foto: Alban Bujari / KD

Kryeministri Albin Kurti ripërsëriti se taksa 100 për qind do të zëvendësohet me reciprocitet, por tha se nuk ka arsye për nguti rreth këtij vendimi qeveritar për mallrat serbe.

Kurti theksoi se së pari do të bëhet elaborimi i reciprocitetit nga Ministria e Ekonomisë me grupin e saj punues dhe pas kësaj qeveria do të marrë vendim për zëvendësimin e tarifës me masën e reciprocitetit.

Shefi i ekzekutivit tha se nuk duan të bëjnë gabime gjatë këtij procesi dhe se duan të shkojnë drejt e mbarë, përcjell kp.

“Taksa zëvendësohet me reciprocitetin, nuk ka arsye që të ngutemi. Duhet që një herë ta bëjmë elaborimin e reciprocitetit dhe porsa të kemi këtë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë me grupin e saj punues, ne më pastaj, edhe do ta zëvendësojmë taksën 100 për qind. Por, ne nuk bëjmë gabime, shkojmë drejt, mbarë në rrugën tonë të mirë”, tha Kurti.

Këto komente kryeministri Kurti i bëri pas hapjes së ekspozitës “Kujtesa e Kosovës”, kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Me rastin e 84-vjetorit të lindjes, Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës kanë hapur ekspozitën “Kujtesa e Kosovës-Portrete të Adem Demaçit në pikturë dhe fotografi”, kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi.

Edhe Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në Arbëri 1 muaj më parë Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e nderoi lart figurën e veprimtarit Adem Demaçi duke thënë se ai ishte veprimtari më unik dhe autentik.

“Jam mirënjohës për këtë ekspozitë që vjen në ditëlindjen e Adem Demaçit atdhetarit e liridashësit. Baca Adem është veprimtari më unik dhe më autentik që do ta kuptoni”, deklaroi Kurti.