Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Pengesë për investime është korrupsioni në tenderë

Këshilli i Investitorëve Evropian ka publikuar dokumentin “White Book”, me rekomandime nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti, tha se pengesa më e madhe për tërheqjen e investimeve është korrupsioni në prokurimin publik.

Ai me këtë rast u zotua për angazhim konkret në mënyrë që mos të ketë dosje të pluhurosura nëpër gjykata, por trajtim të duhur e në kohë.

“Vlerësimi për 63% është se nuk ka progres. Andaj kemi shumë punë për të bërë. Por mund të themi se ka shpresë për të përmirësuar mjedisin e biznesit. 9.9% rritje ekonomike ka paralajmëruar Banka Qendrore për këtë vit. Njerëzit paguajnë më shumë taksa kur e dinë se Qeveria nuk keqpërdor. E kemi dhe gjykatën komerciale që angazhohet që të mos kemi dosje të pluhurosura, por do të trajtohen me drejtësi. Pra do ta kemi dhe më tej ekonominë e tregut. Por duhet të kalojmë te kryefjala investim. Tash kemi nevojë për investime që rrisin punësimin. Ne po punojmë për parandalimin e korrupsionit. Tani jemi në proces të draftimit të Ligjit të prokurimit publik. Jemi shtet me resurse të kufizuara. Shpresojmë për dialog të mirëfilltë publiko-privat”, ka thënë ai.

Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve tha se sundimi i ligjit mbetet sfidë për institucionet dhe se ndryshimet ligjore janë mese të nevojshme.

“Kemi aprovimin e Ligjit për sektorin bankar dhe ky është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm që ne si Këshill kemi bërë gjatë kësaj periudhe Ligji edhe për konkurrencë. 7 parimet bazë të Librit të Bardhë janë përmirësimi i të bërit biznes, sundimi i ligjit që ka shqetësuar çdo individ edhe te sektori privat, fuqizimin e sundimit të ligjit, identifikimin e barrierave, zvogëlimi i riskut”, ka thënë ajo.

Edhe Kosova shënoi rritje të investimeve të huaja për 43.6% krahasuar me vitin e shkuar Arbëri Kosova shënoi rritje të investimeve të huaja për 43.6% krahasuar me vitin e shkuar

Anna Carin Platon, shefe e Politikës, Ekonomisë dhe pjesë e Seksionit për Integrim Evropian në Zyrën e BE-së tha se Këshilli i Investitorëve është bërë adresë kryesore për investitorë të ardhshëm në Kosovë.

“Më e rëndësishmja është që ky publikim shërben për Qeverinë në pengesat që hasin investohet gjatë të bërit biznes në Kosovë. Qeveria duhet t’i shtyjë reformat e nevojshme ekonomike. BE-ja është investitori më i madh dhe tregtar në Kosovë. Në anën tjetër Kosova përkrahë investitorë të vet për ringjallje ekonomike. Po punojmë me Qeverinë në planin e veprimit për Kosovën. Besojmë që zhvillimi i sektorit privat është çështje e rëndësishme. Përderisa sektori privat mund të krijojë pasuri Qeveria duhet të ofrojë siguri ligjore”, ka thënë ajo.