Deputeti më i votuar i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me Vetëvendosjen nuk mund të garantojnë qetësi nëse, siç ka thënë, rrezikohet bosnjëzimi i Kosovës.
Duke folur për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe ai ka thënë se kjo marrëveshje është e vdekur.
“Kjo nuk është as dëshirë as plan i Kosovës. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ‘Zajednica’ ka vdekur. Kur ‘Zajednicës’ ia heq bërthamën siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese atë se do më as Beogradi”, ka thënë Kurti, në Rubikon të KTV-së.
Kurti ka thënë se derisa Serbia ka nisur një dialog të brendshëm dhe nuk e do më këtë Asociacion, vetëm këtu janë disa njerëz që po duan ta implementojnë. Ka aluduar në presidentin Thaçi.
“Këtu e keni një njeri që vrapon për të pasur një ulëse në tavolinat ndërkombëtare, është Hashim Thaçi, e se për çfarë lëshon pe as që e çan kokën”, ka thënë ai, përcjell Koha.net.