Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti merr pjesë në seancën e nesërme

Ish lideri i LVV-së, Albin Kurti përkundër një urdhërarresti të lëshuar nga Policia e Kosovës, pritet të marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit, për mocionin për mosbesim ndaj qeverisë.

Këtë për Rubikon të KTV-së e bëri të ditur lideri aktual i kësaj lëvizjeje, Visar Ymeri.

“Në seancën për mocionin që është në orën 10 Albin Kurti natyrisht se do të marrë pjesë”, theksoi Ymeri.

Sipas tij, Kurti nuk është duke u fshehur për çka ai përmend edhe konferencën për shtyp.