Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Më 2018-n t’i vëmë fre punëve të këqija

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka uruar vitin e ri 2018 me shpresën që do të ketë më pak padrejtësi.

Por ka thënë se të gjitha urimet që ai po i bën sot, nuk arrihen veç me urata por me punë nga të gjithë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai përmes një shkrimi në Facebook, tha se puna për barazi gjinore fillon në familje, puna për solidaritet në lagje e puna për zhvillim institucional në komunë.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Të dashur miq e mbështetës, sot siç e kërkon rasti dëshiroj t’ua uroj edhe unë Vitin e Ri. Qoftë 2018 një vit me më shumë fat e mirësi për ju, kudo që jeni të angazhuar, në punë, në studime, në familje, apo në kërkimin e tyre! Qoftë e sotmja një mbrëmje çlodhëse dhe gazmore pranë të afërmve tuaj!

Do të kisha dashur t’ju uroja që viti i ardhshëm të ketë më pak padrejtësi për ne, më pak varfëri, më pak ndrydhje e shtypje, më pak shfrytëzim e diskriminim e izolim. Pse jo, të kishim përparim e zhvillim, solidaritet e drejtësi, barazi e demokraci njësoj si vendet të cilat i marrim për shembull. Mirëpo, edhe ju ashtu si unë, e dini se krejt këto nuk arrihen me urata, por me punë të pandalshme të të gjithëve ne.

Puna për barazinë gjinore fillon në familje, puna për solidaritetin shoqëror dhe ekonomik fillon në lagje, puna për zhvillimin institucional dhe kulturor fillon në komunë, e puna për demokracinë pjesëmarrëse e përfaqësuese fillon në qytetin ku jeton secili prej nesh. Duhet një angazhim i vazhdueshëm, e jo vetëm kur ka fushatë. Sa më të mëdha të jenë përmasat e këtij angazhimi, aq më shpejt do të përparojë shoqëria e kombi ynë. Le të shpresojmë pra e le të besojmë se 2018 do të jetë vit i angazhimit e i punës së mirë, që t’i vëmë më në fund fre punëve të këqija.

Edhe një herë ju uroj pushim e festë të mbarë, dhe gëzuar Vitin e Ri 2018!