Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se fitorja e 14 shkurtit të vitit 2021 në zgjedhjet parlamentare, “fituan qytetarët dhe e gjithë shoqëria”.
Kurti në Facebook ka postuar një foto së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla nga Lista Guxo dhe ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, nga Lista Guxo.
“Bashkë sot, sikurse me 14 shkurt 2021, sikurse në secilën ditë të këtyre dy viteve. Bashkë përballë sfidave e detyrave që kemi përpara. Me përkushtim që nuk zbehet. Me përgjegjësi që rritet. Fitorja e madhe e shkurtit ishte ndryshe, sepse ishte vetë ndryshimi demokratik. Ishte fitore, sepse fituan qytetarët dhe e gjithë shoqëria. Ajo na rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e popullit, të cilit do t’i shërbejmë çdo ditë me përpikmëri dhe devotshmëri. Bashkë deri në realizimin e plotë të zotimeve tona për punësim dhe drejtësi”, ka shkruar Kurti.
-
Kurti veç lavde për qeverisjen e tij në trevjetorin e fitores
-
Kurti: Vullneti i popullit duhet të përkthehet në institucione funksionale
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në
-
Kurti: Koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur më 7 qershor
-
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera