Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se takimi që ka zhvilluar sot me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka qenë vazhdimësi i takimit të mbajtur në Bruksel më 2 maj.
Kurti ka thënë se duhet zbatuar plotësisht marrëveshjet dhe pa kushte.
“Insistimi ynë është të zbatohet ajo që është dakorduar. Pra, zbatimi i plotë, i përpiktë, i secilit nen, pa vonesa dhe pa kushte. Ne e dimë që pala tjetër ka bërë deklarata se nuk e pranon marrëveshjen në përmbajtje, por vetëm në koncept dhe se zbatimi i saj ka kufizime. Për ne kjo është e papranueshme dhe ishte e rëndësishme që sot ta konfirmojmë me emisarin Lajçak që marrëveshja është ajo me 11 nene nga 27 shkurti në Bruksel dhe 12 pikat e aneksit të zbatimit në në Ohër”, tha Kurti, pasi mori pjesë në Konferencën për Integritetin e Informacionit, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), mbështetur nga USAID në Kosovë, DISICON.
Kurti ka thënë se është i interesuar të bashkëpunoj për ta shkruar bashkë mëtej “një vizion për komunitetin serb në Kosovë sa i përket nivelit adekuat të vetëmenaxhimit siç e sheh neni i 7 i marrëveshjes së dakorduar”.
“Duke mos e anashkaluar nenin 10. Ky është synimi i ynë paralelisht me atë që duhet të ketë implementim të plotë dhe sa më të shpejtë. Në javën e ardhshme besoj se dot ë kemi takim mes kryenegociatorëve”, tha Kurti. “Kosova është në rrugën e normalizimit, normalizimit të plotë i cili arrihet pikërisht me njohjen reciproke në qendër. Ndërkaq me marrëveshjen bazë që e kemi realizuar, kemi njohje de facto”.
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Kurti: Vullneti i popullit duhet të përkthehet në institucione funksionale
-
Kurti kërkon statusin e kandidatit në takim me Costan: Kosova e rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së
-
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE
-
Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja