Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti i kërkon Prokurorisë së Shtetit të intervistojë Thaçin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të intervistojë presidentin Hashim Thaçi si dëshmitar.

Kurti ka folur të premten në lidhje me kërcënimin që iu bë përmes Facebookut nga “Garda Vullnetare Shqiptare”, e për të cilin Thaçi tha se ka informacione se është “vepër” e vetë kryeministrit në detyrë, përcjell KP-ja.

“Presidenti meqë ka informacione të tilla do të duhej të intervistohej nga prokurori i shtetit së paku si dëshmitar. Nëse paska informacione të tilla, ai duhet t’i ndihmojë institucionet e drejtësisë të zbardhin këtë kërcënim ndaj meje”, tha Kurti të premten, pasi bëri homazhe në 21-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës.

Kurti shtoi se Thaçi është i frustruar dhe në panik.

“Këto janë deklarata të pamatura të presidentit të frustruar dhe në panik. Presidenti duhet të reflektojë unitetin e popullit. Ai po e sulmon qeverinë në detyrë pas mocionit të detyrës”, tha ai.

Këto deklarata Kurti i ka bërë gjatë vizitës në Burgun e Dubravës në shënimin e 21-vjetorit të masakrës.

Edhe Kurti thotë se kërcënimet ndaj tij po vijnë në kohën kur Thaçi është në panik Arbëri Kurti thotë se kërcënimet ndaj tij po vijnë në kohën kur Thaçi është në panik

Kurti ka theksuar se me hyrjen në fuqi të ndryshimit për gjykim në mungesë për krimet e luftës, prokurorët e kësaj çështje kanë mundësi dhe detyrë të merren me masakrën e Dubravës.

Ai shtoi se masakra e Dubravës duhet që sa më parë të trajtohet nga Prokuroria Speciale.