Zyrtarët e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e Driton Çaushi, sot kanë vizituar Gjakovën, transmeton Koha.net.
Për këtë vizitë në faqen vet të Facebookut ka njoftuar Kurti i cili edhe ka shkruar:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot ishim për vizitë në Gjakovë, qytetin që dikur njihej për zhvillimin industrial i cili solli edhe avancim kulturor e arsimor të lavdërueshëm.
Politikat e privatizimit të egër e të korruptuar i kanë shkatërruar fabrikat dhe industrinë e Gjakovës, dhe sot rinia sheh të largohet prej atij qyteti, për arsye të papunësisë.
Gjakova e cila dikur ka qenë model i përparimit, sot është shndërruar në një qytet të lënë pas dore.
Por ne i kemi projektet pë rivitalizimin e industrisë dhe modernizimin e rihapjen e fabrikave. Me ne Gjakovës e krejt Kosovës do t'i rikthehet shkëlqimi”.