Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti e Veseli përplasen për punësime në ndërmarrje publike

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kritikuar qasjen e pushtetit në menaxhimin e ndërmarjeve publike. Kurti ka thënë se si është e mundur të Ndërmarrjet Publike, si Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës të gjenerojnë më shumë të ardhura në kohën kur nuk kishte investime në to, se sa tani.

Kurti, foli po ashtu për punësime politike në borde të ndërmarrjeve publike e institucione tjera.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka reaguar ndaj kreut të VV-së. Veseli tha se është e vërtetë që ka pasur nga të gjitha partitë politike punësime në këto ndërmarrje. E në këtë pikë tha ai, hyn edhe Vetëvendosje.

Për këtë ai përmendi qindra punësime që janë bërë në Komunën e Prishtinës, dhe ato krejt nga aktivistëve të Vetëvendosjes, përcjell ksp.

Veseli tha se po punojnë që të hiqen këto praktika, dhe për këtë përmendi një marrëveshje që ka nënshkruar ai me Britaninë e Madhe për përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike.

Albin Kurti më pas reagoi, duke mos mohuar faktin e punësimeve të anëtarëve të VV-së në Komunën e Prishtinës, por tha se ata e kanë shkatërruar mafian e ndërtimit.

Artikuj të ngjashëm