Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, janë pritur me protesta në minierën e “Trepçës”, ku pritet të mbahet manifestimi për 31-vjetorin e grevës së minatorëve.
Punëtorët e “Trepçës” gjatë ditës janë duke e shënuar 31-vjetorin e grevës së urisë për të kundërshtuar regjimin e Slobodan Milosheviqit, duke shënuar kështu fillimin e zhbërjes së Jugosllavisë, raporton EO.
Ndërkaq javën e shkuar për tri ditë me radhë, “Trepça” ishte e bllokuar nga protestat e kandidatëve për punë aty. Ata kanë kërkuar shkarkimin e bordit, sepse, sipas tyre, kanë punësuar njerëz me të njohshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Trepça është thesar publik të cilin ne duam ta revitalizojmë dhe t’ia kthejmë shkëlqimin
-
Osmani: Trepça është e paprekshme
-
Përkujtohet greva e minatorëve që mobilizoi shqiptarët kundër suprimimit të autonomisë nga Serbia
-
36 vjet nga greva e minatorëve të Trepçës
-
Subvencionohen pagat e minatorëve, Kurti ia përmend “Trepçës” dështimin për t’i siguruar ato