Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se me qeverisjen e tij, do të njihet e drejta e referendumit, ku qytetarët do të vendosnin për çështje madhore.
Ai, në një konferencë për media, ka thënë gjithashtu se me VV-në, 16 vjeçarëve duhet t’u njihet e drejta e votimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E para është hartimi i ligjit për referendum. Në Kushtetutë përmendet 5 herë dhe nuk kemi ligj për të. Një mori çështjesh janë ndërmarrë pa mendimin e qytetarëve. Me VV nuk do të ndodhë”, ka thënë Kurti, raporton Koha.net.
Ai tha se me qeverisjen e VV-së, do të krijohet Dhoma e Veçantë e Punës për të drejtat e punëtorëve brenda gjykatave, si dhe njësi të posaçme anti-mafia në prokurori dhe gjykata.
Tutje, ai tha se do t’u mundësojnë të rinjve dhe të rejave që të votojnë që nga mosha 16 vjeçare.
“Kemi popullsi të re dhe ata duhet të votojnë. Zgjerimi i të drejtave të lirisë është edhe e drejtave për të votuar. 16 vjeçari ka të drejtë të punojë e jo të votojë. Si ndodh t’ia besojmë vendin e punës e jo votën”, ka thënë Kurti.
Si prioritet i VV-së, sipas Kurtit, është edhe dërgimi i marrëveshjes së 19 prillit 2013 [për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë] në Komisionin e Vendikut, si dhe anulimi i marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave serbe.