Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar sot ndërtimin e një muzeu të luftës së UÇK-së.
Kjo, tha ai, është kërkesë e veteranëve të luftës, por edhe e popullit të Kosovës në përgjithësi.
“Kjo kërkesë është e drejtë, pasi liria dhe republika jonë janë të themeluara mbi atë luftë çlirimtare, dhe kujtesën për të ne duhet ta institucionalizojmë, ashtu siç bëjnë gjithë vendet e qytetëruara”, tha Kurti në një tubim para-elektoral.
“Muzeun e Luftës së UÇK-së do ta bëjmë, që brezat e ardhshëm ta dinë e ta nderojnë sakrificën e çlirimtarëve, e mos ta njohin UÇK-në prej bëmave të turpshme të fare pak vetave që erdhën në pushtet pas luftës dhe e harruan misionin e saj”, potencoi ai.
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës
-
Kurti: Na duhet mazhorancë edhe më e madhe, edhe më e fortë
-
Kurti: Mandati i ardhshëm, hapja e negociatave për anëtarësim në BE
-
Kurti fillon ekspozenë duke përmendur Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin