Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është hera e dytë brenda një jave që Policia e Kosovës është sulmuar nga bandat kriminale në veri të vendit.
Kurti reagoi pasi policia u gjuaj me armë të shtunën te Liqeni i Ujmanit.
“Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës është sulmuar nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”.
Kurti tha se bandat kriminale po barrikadohen ndaj luftës kundër krimit të organizuar.
“Fatmirësisht i shpëtuam viktimave dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë ta barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, shkroi ai në Twitter.
-
Kurti i fajëson bandat kriminale për sulmet në veri, Lista Serbe akuzon Qeverinë për provokime
-
Kurti për shpërthimin pranë Ujmanit: Serbisë s’i leverdis normaliteti në veri
-
Kurti: Shteti nuk bisedon me kriminelë, por do t’i arrestojë
-
Kurti paralajmëron shtim të forcave policore në veri
-
Kurti përmend grupe kriminale serbe pas sulmit pranë Ujmanit