Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur të enjten raportuesen për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Dora Bakoyannis, për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Në këtë takim, Kurti ka thënë se për Kosovën anëtarësimi në KiE është proces historik që kontribuon në mbrojtje, promovim dhe avancim të demokracinë, sundim të ligjit dhe të drejtave të njeriut.
Ai ka shtuar se Kosova po angazhohet që çdo fazë e anëtarësimit të shkojë mirë dhe ka ndarë me të më të rejat për sa i takon zhvillimeve politike në vend, performancës ekonomike, progresit demokratik dhe reformave të deritanishme.
“Raportuesja Bakoyannis falënderoi kryeministrin për mikpritjen. Ajo u shpreh e lumtur me ndryshimin dhe zhvillimin që ka shënuar vendi prej vizitës saj të fundit para 14 vjetëve, teksa theksoi se raporti që do të përpilojë ajo nga qëndrimi i saj këtu do të shërbejë si bazë për vendimmarrje në PACE”, thuhet më tej në njoftim të Zyrës së Kryeministrit.
-
Kurti takon QUINT-in: Kosova i ka plotësuar kriteret për anëtarësim në Këshill të Evropës
-
Kurti: Me Kosovën, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë
-
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në KiE hap i rëndësishëm për avancimin e të drejtave të njeriut
-
Procesi drejt anëtarësimit në KiE hap shteg për kompromise të reja
-
Konjufca i kërkon Bakoyannisit mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE