Arbëri

Kurteshi: PDK-LDK mashtruan njëra-tjetrën, tash duan të mashtrojnë popullin

Ismajl Kurteshi, nga radhët e Vetëvendosjes në një intervistë në Interaktiv të KTV-së ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja kanë mashtruar njëra-tjetrën dhe tani duan të mashtrojnë edhe qytetarët.

Ai gjithashtu e ka quajtur absurditet mungesën e Kadri Veselit në Kuvend, dhe i cili është takuar me qytetarët përderisa subjekti i tij udhëheq që dhjetë vjet.

“Këta nuk kanë çfarë të ofrojnë diçka të re. Këta kanë mashtruar njëri-tjetrin e tash mundohen të mashtrojnë qytetarët. Është absurde që kryetari i Kuvendit ka munguar gjithë kohën në vend dhe ka dalë të dëgjojë qytetarët, kurse subjekti i tij politik ka udhëhequr pothuajse që dhjetë vite dhe këto dy subjekte e kanë udhëhequr vendin që nga paslufta”, ka thënë Kurteshi.

Kurteshi më tutje ka thënë se VV-së i ka konvenuar gjithmonë që të shkohet në zgjedhje, pasi dy partitë qeverisëse, sipas tij, s’kanë sjellë asnjë perspektivë.

“Neve na kanë konvenuar zgjedhjet vazhdimisht sepse e kemi parë që këto dy parti politike nuk po zgjedhin asgjë të re, s’kanë sjellë asnjë perspektivë për vendin. Rinia po dëshiron vetëm liberalizimin dhe ikjen nga vendi”, ka thënë ai.