Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurteshi: Molliqaj tentoi t’i bindte aktivistët e VV-së t’i bashkohen subjektit të tij të ri politik

Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, ka vazhduar debatin në distancë me paraardhësin e tij në këtë pozitë, Dardan Molliqaj.

Në postimin e tij të fundit në profilin e tij në Facebook, Kurteshi ka thënë se nuk e konteston e as e ka kontestuar vizitën që Molliqaj e ka bërë në qendrat e LVV-së ndonëse thotë se në Lëvizje aktivitetet zakonisht bëhen në koordinim me Kryesinë ose Sekretariatin e Përgjithshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

LEXONI EDHE KËTË

Kërcënon Sekretari Organizativ i Lëvzijes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi

Thotë po ashtu se nuk e konteston as debatin që Molliqaj e ka zhvilluar me aktivistë e as mendimin e tij kundër në çfarëdo situate.

Madje, Kurteshi ka thënë se do ta përshëndeste edhe Unë do ta kisha përshëndetur edhe kandidimin e Molliqajt për Kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe, siç thotë ai, “sigurisht do të isha angazhuar që t’i krijojmë kushte plotësisht të barabarta me kundër kandidatin e tij gjatë fushatës zgjedhore”.

LEXONI EDHE KËTË

Molliqaj i kundërpërgjigjet Kurteshit

Por, në postimin e tij, ai bën një ‘zbulim’ kur thotë se Molliqaj, në takimet me aktivistë, ka prezantuar idenë e tij për një subjekt të ri politik dhe në këtë rast ai ka tentuar t’i bindë aktivistët e VV-së t’i bashkohen subjektit të tij.

“Unë do ta quaja legjitim edhe angazhimin e tij për themelimin e një subjekti të ri politik si dhe përpjekjen e tij që t’i bind aktivistët e Vetëvendosjes që t’i bashkohen subjektit të tij, por vetëm pasi të ishte larguar nga Vetëvendosja. Unë e kam quajtur dhe vazhdoj ta quaj ilegale, (kundër statusore), përpjekjen e tij që t’i ndajë nga Vetëvendosja aktivistët tanë derisa ai është anëtar i Lëvizjes, sepse kjo nuk është as statusore dhe as e moralshme”, ka shkruar Kurteshi, raporton Koha.net.

Në fund, Sekretari Organizativ i VV-së thotë se Molliqaj e ka mundësinë që të veprojë nën çatinë e vjetër ose ta ndërtojë një të re, kjo varet prej tij, por “ajo që unë po kërkoj nga ai është respektimi i Statutit, në hartimin e të cilit kontribuoi edhe ai vet, derisa deklarohet se është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje”.