Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurrikula për fëmijërinë e hershme e pazbatueshme

Foto: Koha / ilustrim

Ndonëse është miratuar më 20 shtator të vitit 2019, kurrikula bërthamë për fëmijërinë e hershme 0-5 vjeç nuk është duke gjetur zbatim.

Më 23 shtator të vitit të kaluar, Kolegjiumi i drejtorëve të institucioneve parashkollore i ka drejtuar ministrit në largim të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, kërkesë për anulimin e këtij dokumenti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo me arsyetimin se nuk janë marrë parasysh rekomandimet e drejtorëve të çerdheve, edukatorëve, prindërve dhe institucioneve që merren me edukimin e fëmijërisë së hershme. Mirëpo, që nga shtatori, ky kolegjium nuk ka asnjë përgjigje nga MASHT-i se çfarë do të ndodhë me këtë kurrikulë.

Kryetarja e kolegjiumit të drejtorëve të institucioneve parashkollore, Mevlude Murtezi, ka thënë se nuk dinë se çfarë ka ndodhur me këtë dokument.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)