Vazhdimi i dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës në nivelin më të lartë nuk është në horizont as gjatë janarit, edhe pse, siç përcjell gazeta serbe “novosti”, nga kabineti i Federica Mogherini, po bëhen përpjekje që datën për raundin e ri ta caktojnë deri në fund të muajit të parë të vitit që po vjen, transmeton Koha.net.
Sipas kësaj gazete, pengesa kryesore që të vazhdojnë bisedimet, është insistimi i Prishtinës që në to të përfshihet edhe SHBA-ja për ç’gjë nuk ka pajtim në Bruksel.
Nëse do të ketë përpjekje që formati i dialogut të shkojë në këtë drejtim, nga Beogradi tashmë është paralajmëruar se do të kërkohet pjesëmarrja e përfaqësuesit të Rusisë e për këtë sinjalin e gjelbër e ka dhënë në javën e shkuar kryetari rus Putin gjatë takimit me kryetarin serb Vuçiq.
Aleksandar Vuçiq, siç citohet, ka thënë se “vazhdimi i dialogut i lidhur me pjesëmarrësit, do të jetë ashtu siç thotë Serbia, sepse ajo ofron kompromis“.
Në Bruksel është thënë shkurtimisht se “puna në fazën e re të dialogut për normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës po vazhdon".
-
Shtatori shihet si mundësi për vazhdimin e dialogut, edhe pse Kosova nuk është gati
-
Mogherini s’e di datën e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi
-
Mogherini e bindur, zgjidhja me dialog midis Beogradit e Prishtinë ende është e mundshme
-
KE planifikon vazhdimin sa më parë të dialogut Kosovë-Serbi
-
Brukseli s’ka ende datë për takimin Thaçi - Vuçiq