Me miliona euro llogaritet të jenë dëmet që kanë pësuar bujqit nga vërshimet, erërat , sëmundjet apo edhe nga ngricat, por përkundër një ndihme të vogël nga Ministria përkatëse, dëmet nuk u arritën asnjëherë të paguhen, raporton KTV.
Kjo edhe për faktin se Kosova vazhdon të mos ketë një sigurim bujqësor aktiv.
Të dhënat e deritashme flasin për një numër shumë të vogël të bujqve që kanë marrë hapin për të siguruar kulturat e tyre bujqësore.
Për të ndryshuar këtë situatë, Ministria e Bujqësisë bashkë me disa donatorë ndërkombëtarë, do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm sigurimin e kulturave bujqësore.
Ministri i bujqësisë, Memli Krasniqi ka thënë se do ta mbulojnë 50% të shumës së sigurimit.
Edhe zyrtarë të BQK-së kanë bërë të ditur se ka kompani që kanë të drejtën e ofrimit të këtyre produkteve, por ka pak treg.
Edhe
Ministria nuk ua mundëson fermerëve sigurimin e kulturave bujqësore as pas pesë vjetësh tentative
Përfaqësues të kompanive të sigurimeve janë ankuar për taksat e larta që shteti po u vë në sigurimet bujqësore.
Ndërkaq, njohës të zhvillimeve në bujqësi thonë se është urgjent funksionimi i sigurimeve bujqësore, pasi edhe fondet e shtetit në këtë sektor janë të rrezikuara.