Përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian ka ndarë 38.5 milionë euro për fazën e parë të investimeve për rivitalizimin e hekurudhave të Kosovës.
Kjo marrëveshje përfshin edhe dy faza të tjera. I gjithë investimi arrin vlerën e 200 milionë eurove, i cili pritet t’i modernizojë hekurudhat e Kosovës.
Zyrtarë të BERZH-it kanë thënë se përmes këtij investimi, Kosova do të hyjë në Rrjetin Trans-Evropian të transportit.
Për shkak të linjave të rralla dhe gjendjes jo të mirë të vagonëve, numri i udhëtarëve mbetet i vogël. Qytetarët e kujtojnë me nostalgji kohën kur me tren nga Kosova janë nisur për në vendet tjera.
Situatë më e mirë nuk është as te bartja e mallrave, që sipas të dhënave të fundit, ka rënie të madhe.
Kosova ka 333 km binarë hekurudhor, në të cilat deri tani funksionojnë tri linja, Fushë Kosovë-Han i Elezit, Han i Elezit-Shkup dhe Fushë Kosovë-Pejë. Linja Fushë Kosovë-Leposaviq nuk është nën kontrollin e autoriteteve kosovare që nga paslufta.
-
Në vitin 2026 kosovarët do të udhëtojnë me tren në vendet evropiane
-
Në vitin 2026 kosovarët do të udhëtojnë me tren në vendet evropiane
-
Kur do bëhet Kosova me hekurudha moderne
-
Projektet hekurudhore në Ballkan po vonohen, Linja 10 e Kosovës edhe më keq se kur nisi projekti
-
Rihapet linja hekurudhore që lidh Prishtinën me Shkupin