Në ditën kur po festohet gjithandej trojeve shqiptare festa e 28 Nëntorit, në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq është vendosur një pano përmes së cilës po kundërshtohet emërtimi i këtij sheshi me këtë emër.
Kundër emërtimit të këtij sheshi me emrin e ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal, Adem Preniqi kishin qenë veteranët e UÇK-së së kësaj komune, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja për Bashkim, raporton “Koha Ditore”.
Datës 30 tetor të cilës i referohet mbishkrimi është data kur është mbajtur seanca e Kuvendit Komunal në të cilën është votuar që ky shesh të mbajë emrin “Adem Preniqi”.
Para se të mbahej kjo seancë, veteranët e UÇK-së kishin propozuar që ky shesh të quhej “Sheshi i Dëshmorëve”, ndërsa VV-ja “Luftëtarët e Lirisë”.
Por, asnjëri propozim nuk ishte hedh në votim, pasi propozimi i kryetarit të Komunës, Xhafer Gashi, me emrin e Adem Preniqit kishte marrë më shumë se gjysmën e votave në Kuvend.
-
Obiliqi ia ndërron emrin sheshit të emërtuar para pesë muajsh
-
Festa përcillet me incident midis veteranëve e zyrtarëve të Obiliqit
-
Kundërshtohet emërtimi i sheshit në Obiliq me emrin e ish-kryekuvendarit
-
Vetëvendosje akuzon pushtetin e AAK-së në Obiliq për emërim politik të sheshit
-
Shoqatat e dala nga lufta përplasen për kremten e Pavarësisë