Sadete Gërbeshi është grua afariste, e cila ka nën menaxhim 27 punëtorë, prej tyre 25 gra dhe dy burra.
Por, e njëjta nuk pajtohet me amendamentin në Ligjin për Shoqëritë Tregtare, i cili i detyron bizneset që 40 për qind të bordit ta kenë gra, raporton KTV.
Gërbeshi thotë se pavarësisht padrejtësive me të cilat gratë ndërmarrëse ballafaqohen çdo dite në treg, kjo nuk është zgjidhje.
Fuqizimi i këtij neni sipas Gërbeshit, mund edhe t’i diskriminojë gratë.
Votimi i këtij amadamenti ka ngjallur debat edhe te shoqatat ekonomike, të cilat e quajnë atë shkelje të Kushtetutës së Kosovës.
Implementimi i këtyre pikave të nenit 34 të ligjit, për shoqëritë aksionare, është shkelje e nenit 10 dhe 7.2 të Kushtetutës.
Edhe
Oda e Afarizmit kërkon të mos dekretohet Ligji për Shoqëritë Tregtare
Ndërkaq, Oda e Afarizmit të Kosovës i ka kërkuar Presidentit Hashim Thaçi që të mos e dekretojë këtë ligj.
Sipas tyre, ai është diskriminues dhe ndërhyrës në menaxhim të kompanive private.
KTV-ja ka pyetur Zyrën e Presidentit nëse do ta nënshkruajë apo do ta kthejë në Kuvend këtë ligj, por nuk ka marrë përgjigje.
-
Deputetët kundër Thaçit rreth Ligjit për Shoqëritë Tregtare
-
Nuk kalon vendimi i Thaçit për kthimin e Ligjit për shoqëritë tregtare
-
PDK-ja e LDK-ja nuk duan që të kalojë amendamenti i Kusarit për Shoqëritë Tregtare, GDP-ja po
-
Kusari –Lila kundërshton kthimin në rishqyrtim amendamentin për Shoqëritë Tregtare