Deri më tash, vetëm një kandidat është zyrtarizuar për president të Serbisë ën zgjedhjet që pritet të mbahen në prill.
Ai është gjenerali serb Zdravko Ponosh, kandidat i listës “Serbia e bashkuar” të cilën e përbëjnë disa parti opozitare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe Ponosh me të kaluar edhe në luftën e Kosovës, thotë se kjo çështje “nuk mund të zgjidhet brenda një mandati e ndoshta as brenda një gjenerate politike”
“Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet dhe secila zgjidhje duhet të jetë më e mirë se e mëparshmja”, ka thënë ai të dielën mbrëma në një emision televiziv, përcjell portali “Kossev”.
Sipas tij, Kosova është pjesë e Serbisë dhe për këtë nuk ka çka diskutohet. Po ashtu, ai ka thënë se nuk duhet të lejohet që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së.
Ponosh, gjeneral i pensionuar nga ushtria e Serbisë, pritet të jetë një prej kundërkandidatëve të presidentit aktual serb Aleksandar Vuçiq. Vuçiqi ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën, por e ka paralajmëruar. Me kandidat të përbashkët pritet të dalin edhe partitë e mëdha opozitare.