Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kumnova: S’kemi përkrahje nga institucionet tona për të pagjeturit

Nesrete Kumnova nga “Thirrjet e Nënave” ka thënë në Interaktiv të KTV-së se deklaratat e zyrtarëve serbë për të pagjeturit kanë qenë jashtëzakonisht demoralizuese.

Ministrat serbë Aleksandar Vulin e Ivica Daçiq ditëve të fundit kanë fyer shqiptarët, por edhe kanë kërcënuar. Vulin në vazhdimësi iu referua shqiptarëve me termin fyes “shiptari”, kurse Daçiq në një formë kërcënoi serbët që tregojnë për varret masive të shqiptarëve nëpër Serbi. Daçiqi në një emision televiziv pyeti “se çfarë të bëhet me serbët që bëjnë budallallëqe dhe u tregojnë shqiptarëve për varet e tyre nëpër Serbi”.

“Jam demoralizuar tepër, ka qenë shumë shqetësuese për neve familjarëve”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse kanë mbështetje nga institucionet, ajo e ka mohuar një gjë të tillë.

“Ne normal si familjarë e kërkojmë mbështetjen e institucioneve tona shtetërore, që duhet të na përkrahin në kërkesat tona të drejta dhe të dhimbshme nga kriminelët serbë që kanë bërë masakra gjatë luftës në Kosovë dhe edhe sot e 21 vjet i mbajnë trupat e më të dashurve tanë në varrezat masive të Serbisë. Një herë nuk kemi përkrahje nga institucionet tona”, ka thënë ajo.

Edhe 21 vjet pas luftës, Kumnova: Çështja e të pagjeturve duhet të jetë prioritet i Kosovës Video 21 vjet pas luftës, Kumnova: Çështja e të pagjeturve duhet të jetë prioritet i Kosovës

Sipas Kumnovës institucionet “ose nuk po duan, ose nuk po dinë, ose po i pengon dikush".

“E ky është zhgënjim i madh, pasi që të gjithë ata që mungojë janë qytetarë të Kosovës, qytetarë të pafajshëm të Kosovës”, ka thënë ajo.

Ajo ka folur për të birin e saj, Albionin.

“Jam edhe një nënë që më mungon djali i vetëm, Albioni. Jam një ndër nënat që ka kontribuar më së shumti, nuk është ndalur kurrë. Dhe, besomëni që 24 orë tash e 21 vjet mendoj ditën e natën se kujt t’i drejtohemi. Institucionet tona janë aq të zbehta. Ose kanë frikë, ose kanë presion, prej ndërkombëtarëve apo nuk e di, pasi që nuk janë aspak të zëshëm. Ne jemi lodhur me protesta e greva”, ka thënë Kumnova.

Edhe Familjarët kërkojnë që shteti i Kosovës ta sjellë drejtësinë Video Familjarët kërkojnë që shteti i Kosovës ta sjellë drejtësinë

Ajo ka thënë se sot ka qenë një ditë e vështirë për të.

“I biri im Albioni sot e ka ditëlindjen”, ka thënë ajo.