Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kultivuesit e kungujve në Lipjan kërkojnë subvencione

Ka disa vite që fermerët e komunës së Lipjanit kanë filluar me kultivimin e kungullit. Më këtë kulturë, edhe fermerë nga Janjeva dhe fshatrat përreth këtë vit kanë mbjellë arat e tyre, raporton KTV.

Mirëpo për këtë, ata nuk janë subvencionuar fare nga Ministria e Bujqësisë. Sipas fermerëve, është e pakuptueshme kjo politikë e Ministrisë.

Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, kanë sqaruar se përse nuk janë subvencionuar këta fermerë. Isuf Cikaqi nga kjo ministri, ka thënë se të gjithë fermerët që kanë të mbjellë mbi 2 hektarë kunguj, duhet të nënshkruajnë kontratë me ndonjë kompani që bën grumbullimin e farave. Ky kriter që nuk ishte viteve të kaluara, sipas Cikaqit, ka ardhur pas keqpërdorimeve që kanë ndodhur.