Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuleta: Vendimet e Kuvendit të padrejta, por jo të kundërligjshme

Prishtinë, 9 shkurt (KD)- Një ditë pasi që Ministria e Pushteti Lokal i ka konsideruar dy vendime të Kuvendit Komunal të Prishtinës, të kundërligjshme, kryesuesi i KK-së, Agim Kuleta në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se vendimet e kuvendeve komunale janë të padrejta, por jo të kundërligjshme.

“Neni 6, paragrafi 7 i këtij ligji thotë: “Organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në të gjitha nivelet, si dhe institucionet e tjera publike, janë të obliguara të miratojnë dhe zbatojnë masa të veçanta për të arritur përfaqësimin e gjinisë më pak të përfaqësuar, deri në arritjen e përfaqësimit të barabartë të femrave dhe meshkujve sipas këtij ligji”. Ndërsa në paragrafin 8 të këtij neni përcaktohet se përfaqësim i barabartë konsiderohet kur arrihet 50%”, ka shkruar Kuleta, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tij, arritja e përfaqësimit të barabartë gjinor (50-50) në të gjitha institucionet është synim, por jo obligim i prerë, pa alternativë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm