Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kukësi nderon gjeneralin Rrahman Parllaku që sfidoi regjimet

Rrahman Parllaku, gjenerali që sfidoi regjimin komunist, i njohur si një prej figurave emblematike të luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare është tashmë edhe nderi i Qarkut të Kukësit

Titulli iu dha nga kryetari i Këshillit të Qarkut, Abedin Oruçi në një ceremoni të veçantë të mbajtur në qytetin verilindor

I pranishëm në ceremoni, deputeti demokrat, Flamur Noka e cilësoi Parllakun ikonë, të vuajtjes, sakrificës e lirisë në tre epoka

Noka: I tillë është gjeneral Parllaku ndaj ne krenohemi me të. Rahman Parllaku: Lexoj dhe shkruaj, këto janë aktivitetet që më mbajnë gjallë.

Nderi i Kombit Rrahman Parllaku tha se ndër vite është vlerësuar më shumë tituj, por “Nderi i Qarkut Kukës”, kishte për të një domethënie të veçantë.

Edhe Gjeneral Rrahman Parllaku dhe mesazhet e shekullit të Tij Kulturë Gjeneral Rrahman Parllaku dhe mesazhet e shekullit të Tij

Parllaku: Lexoj dhe shkruaj, këto janë aktivitetet që më mbajnë gjallë.

Jeta dhe vepra e gjeneralit 98 vjeçar u prezantua përmes një dokumentari “Rrahman Parllaku “Një Legjendë në kufirin e dy kohëve”.