Deputeti evropian Eduard Kukan deklaroi sot se zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri janë të rëndësishme për drejtimin e ardhshëm të vendit, vazhdimin e reformave dhe integrimin në BE.
Ai në një postim në Facebook shkruan se “që nga sot, unë jam kreu i misionit të mbikëqyrjes së BE-së në zgjedhjet parlamentare që do të jenë këtë të diel”.
“Këto zgjedhje janë të rëndësishme për drejtimin e ardhshëm të vendit, vazhdimin e reformave dhe integrimit me BE-në. Shqipëria është partneri ynë në NATO dhe një kandidat për anëtarësimin në BE. Unë kam takime sot me krerët politikë të partive të ndryshme. Të dielën, së bashku me kolegët e mi nga Parlamenti Evropian, ne do të ndjekim zgjedhjet anembanë vendit”, ka thënë Kukan.
-
Kryetari i Delegacionit të PE për zgjedhjet në Shqipëri Kukan: Këto zgjedhje janë pak hap përpara
-
Varhelyi: Zgjedhjet prova kryesore për Shqipërinë, koalicionet thelbësore
-
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, më 25 prill
-
Juncker vlerëson se Shqipëria ka bërë progres në rrugën drejt BE, por...
-
PE-ja publikon raportin e progresit për Kosovën, korrupsioni dhe gjykatat pikat kyçe